Gola, përmbysje dhe spektakël. Napoli tregon karakter në javën e parë të kampionatit në Verona, duke fituar 2-5.

Të zotët e shtëpisë do shënonin të parët me Lasagna, pas gjysmë ore loje.

Të besuarit e Lucciano Spalletit do përmbysnin takimin me Kvaratshkelia (37’) dhe më pas me Osimhen (45’).

Pjesa e dytë do fillon mirë për veronezët që do mund të vendosnin ekuilibrat me Henryn.

Gëzimi s’do zgjaste shumë, pasi Napoli do vendoste fatet e takimit me golat e Zielinskit (55’), Lobotkas (65′) dhe Politano (79′).

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: