27 vjeç dhe 100 ndeshje me fanellën e përfaqësueses braziliane, miqësorja kundër Senegal është një mbrëmje e veçantë për Neymar, një moment që për fat të mirë e gjen të qetë dhe në formë. Pas stuhisë që kaloi, ku u akuza për përdhunim dhe pas një verë të nxehtë ku dëshironte me çdo kusht të largohej nga Parisi, Neymar ka gjetur ritmin e duhur, është rikthyer të bëj atë që di më mirë, të dribloj e të shënoj. Fillimi i sezonit me PSG ka qenë i vështirë për shkak të refuzimit nga ana e tifozëve, më të cilët ende nuk ka bërë paqe por në fushën e lojës Neymar ka qenë gjithnjë protagonist:

“Jam i lumtur në përfaqësuese por jam i lumtur edhe në Paris”. Me këto fjalë e nisi konferencën e improvizuar Neymar duke u rikthyer sërish pas në kohë: “Të gjithë e dinë se dëshiroja të largohesha gjatë verës. Sot situata është ndryshe, jam sërish i lumtur aty ku ndodhem. Sezoni ka nisur mirë, do të mbroj PSG me “mish e me dhëmbë”, do të jap 100% për të arritur gjëra të rëndësishme. Nëse bej mirë me ekipin e njëjta gjë do të ndodh edhe në përfaqësuese”, u shpreh Neymar gjatë grumbullimin me 5 herë Kampionët e Botës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: