Manchester United ka marrë fitoren e radhës në kampionat. “Djajtë e kuq” mundën 4-1 Chelsean, në javën e parafundit të Premier League.

Ekipi i drejtuar nga Ten Hag pozicionohet në vendin e 3-të me 72 pikë dhe do rikthehet në UEFA Champions League sezonin e ardhshëm, pas një viti mungesë. Ndeshja e fundit në program është në shtëpi ndaj Fulham.

Blutë e Londrës, në krahun tjetër, po përmbyllin një sezon katastrofik. Ekipi i Lampard është larg pritshmërive, vetëm në vendin e 12-të me 43 pikë.

Sa i takon ndeshjes së sotme, Casemiro dhe Martial shënuan në pjesën e parë. Fernandes thelloi avantazhin në minutën e 73-të, sakaq pak më vonë Rashford vendosi emrin në listën e golashënuesve. Në fung goli i nderit për mysafirët mban firmën e portugezit Felix.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb