PSG po shkëlqen në këtë nisje sezoni, teksa sot mposhti 5-2 Montpellier në Ligue 1.

Pjesa e parë do dhuronte emocione të mëdha. Mbappe humbi një penallti, ndërsa Sacko i dha avantazhin parisienëve me një autogol. Nuk mungoi as Neymar, që “tundi rrjetën” me 11-metërsh.

Pjesa e dytë do sillte gola të tjerë për skuadrën e Galtier. Në minutat e para, Neymar do takohej për të dytën herë sonte me golin,  ndërsa Mbappe do shënonte emrin në listën e golashënuesve. Ka kohë edhe për Sanches.

Edhe pse pësuan disfatë, mysafirët do realizonin 2 herë me Khazri dhe Tchato.

 


 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: