Arsenali ka triumfuar 4-1 ndaj Leverkusen, në një test miqësor të mbajtur në Emirates Stadium (London). Zinchenko hapi siparin e golave që në minutën e tetë, ndërsa Trossard dyfishoi llogaritë. Gabriel Jesus vendosi një herë e mirë fatin e takimit, me golin e tij në minutën e 38-të.

Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat shënuan nga një herë, me Havertz në njërën anë dhe me Hlozek në krahun tjetër. Kampionët e Gjermanisë pësojnë kështu një disfatë të thellë, para fillimit të kampionatit.

 

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb