E diela në kampionatin shqiptar dhuroi një nga rezultatet më të papritura që mund të mendohej. Partizani u mund në Gjirokastër 5-0 nga Luftëtari duke pësuar në të njëjtën kohë edhe humbjen më të thellë në histori.

Përveç këtyre fakteve shumë përshtypje bëri goli i dytë i shënuar nga gjirokastritët, me autor Kristal Abazajn. Futbollisti mori topin nga mbrojtja dhe pas një vrapimi prej 70 metrash arriti të realizonte një supergol, që me shumë gjasë do të jetë edhe më i bukuri i kampionatit.

Ky gol ishte aq mahnitës sa ka bërë bujë edhe në Serbi. Mediat e këtij vendi e kanë pasqyruar këtë gol duke e krahasuar me golat e realizuar nga Messi e Maradona.

“Abazaj bën një veprim në stilin e Mesit me top duke bërë pothuajse 70 metra dhe më pas mposht portierin”, shkruan ‘Vijesti’.
vijesti
“Një djalë i quajtur Kristal Abazaj filloi një aksion si Diego Maradona në gjysmëfushën e tij, më pas shmang të gjithë rivalët dhe dërgon topin në rrjetë”, shkruan ‘Espreso’.
espreso

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb