Pas barzimit spektakolar një javë më parë kundër Tottenham, Liverpool është kthyer te fitoret në “Premier League” pasi sot ka mundur në transfertë 0-2 skuadrën e Southampton.

Si gjithmonë deçizic për të besuarit e Jurgen Kloop ishte Mohamed Salah. Egjiptiani fillimisht në minutën e 6-t asistoi për Firminho i cili zhbllokoi shifrat, ndërsa më pas futbollistët ndryshuan plozionet me brazilianin që asistoi në golin e dytë për Liverpool të realizuar nga Salah.

Ashtu si edhe një javë më parë, Liverpool poziciohet në vendin e tretë me 2 pikë më shumë se Tottenham, ndërsa e njëjtë mbetet diferenca edhe sa i takon golashënuesve, me Kane që udhëheq me 23 gola, 1më shumë se Salah.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb