Sulmuesi i Shqipërisë, Taulant Seferi ka realizuar gol ndaj Sivasspor të Manaj, në ndeshjen shtëpiake që Bodrumspor luan në kampionat. Seferi shënoi në minutën e 49-të, teksa u shërbye në mënyrën më të mirë të mundshme nga Dimitrov.

Për të, ky është sezoni i parë me Bodrumspor, sakaq në 10 takime të luajtura ka “tundur rrjetën” 3 herë, ndërsa ende nuk ka provuar shijen e asistit.

28-vjeçari ka veshur fanella të ndryshme në karrierën e tij. Seferi ka kontribuar në Zvicër për Young Boys, në Shqipëri për Tiranën, në Ukrainë për Vorskla Poltava dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe për Bani Yas.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb