Vedat Muriqi ka gjetur golin e dytë në La Liga për këtë sezon. Sulmuesi kosovar “tundi rrjetën” për Mallorcan, në transfertën që po luhet ndaj Vallecanos së Ivan Balliut (Balliu po luan si titullar). Muriqi tregohet i saktë, duke shfrytëzuar më së miri një assist të Rodrigues.

Kujtojmë që goli i parë i tij për këtë edicion erdhi në humbjen shtëpiake ndaj Betis 1-2. Mallorca ka blerë përfundimisht kartonin e lojtarit te Lazio, pasi futbollisti bindi në paraqitjet e tij si huazim.

Muriqi ka besimin e plotë të trajnerit Aguirre, me këtë të fundit që e sheh si titullar të palëkundur. Më poshtë keni golin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: