Ish-futbollisti i Real Madrid dhe kombëtares braziliani, Roberto Carlos, pavarësisht se luante si mbrojtës dallohej për saktësinë, potencën dhe njëkohësisht teknikën në shënimin e golave. Qoftë me goditje dënimi apo edhe në ecje.

Në morinë e golave të shumtë të shënuar, padyshim që një për t’u veçuar është ai i shënuar ndaj Tenerifes afër goditjes së këndit. Pakkush mund t’a imagjinonte se një gol i tillë do të shënohej sërish, por një ndeshje e Kupës së Turqisë i ka bërë nostalgjik të gjithë futbolldashësit për futbollistin brazilian.

Abdullah Balikuv, i cili luan për Bucaspor, ka shënuar një gol të ngjashëm në Kupën e Turqisë përballë Sivasspor. Një goditje ekselente me të majtën në cepin e këndit të fushës ka lënë të shtangur portierin i cili është bërë dëshmitar i një eurogoli që rrallë ndodh në lojën më të dashur në botë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb