Jerry Mina iu bashkua Barcelonës në merkaton e janarit nga klubi i Palmerias për 11.8 mln euro duke zëvendësuar të larguarin Mascherano. Mbrojtësi brazilian i cili deri mbrëmë kishte bërë dy prezenca për Barcelonën, ishte titullar në ndeshjen e Kupës së Katalonjës kundër Espanyol.

Barcelona arriti të fitonte me penallti me shifrat 4-2 dhe njërin prej 11-metershave e realizoi Mina.

Në ndeshje të kësaj rëndësie futbollistët janë të kursyer në festa, sidomos kur realizmi vjen me penallti pas lojës së rregullt, por këto detaje as që i bënë përshtypje shtatlartit i cili e shijoi shumë golin e parë me Barcelonën.

Mina pasi realizoi bëri një kërcim shumë interesant, duke marrë vëmendjen e të pranishmëve në stadium.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb