Vedat Muriqi ka shënuar gol në ndeshjen e Mallorcas së tij ndaj Rayo Vallecanos së Ivan Balliu. Sulmuesi dardan tregohet i saktë para porte, me një gjuajtje me kokë.
Për këtë futbollist, ky është goli i pestë sezonal. 28 vjeçari po luan edicionin e tij të parë në La Liga, teksa më parë e kemi parë të përformojë për ekipe si Lazio apo edhe Fenerbahce.
Kartoni i Muriqit zotërohet nga Lazio dhe nuk dihet nëse modestët spanjollë do shfrytëzojnë të drejtën e blerjes së lojtarit.
(BalkanWeb)