Skuadra e Juventusit nuk arriti të marrë një 3 pikësh në ndeshjen e luajtur sot në Torino përballë skuadrës së Xhenoas.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Maksimiliano Alegri kaloi e para në avantazh që në pjesë të parë me Kristiano Ronaldon i cili u gjend në momentin e duhur në vendin e duhur, duke shtyrë në portën e boshatisur një top të ardhur nga krahu.

Ndërsa pjesa e dytë ishte ndryshe, një përgjumje e mbrojtjes së bardhezinjve bëri që Besa të shënojë golin e barazimit për skuadrën e tij duke vulosur kështu rezultatin përfundimtar të takimit.

Burimi:http://www.panorama.com.al/sport/video-goli-i-ronaldos-nuk-mjafton-juventusi-ndalet-ne-shtepi-nga-xhenoa/

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: