Sokol Cikalleshi protagonist. Sulmuesi shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës në elitën e Arabisë Saudite, në ndeshjen që Al Khaleej po luan ndaj Al Shabab.

Lojtari kuqezi ka “tundur rrjetën” në minutën e 38-të, duke dërguar sferën pas shpinës së portierit. Ky është goli i shtatë i tij në Saudi Professional League, në 21 ndeshje të kampionatit. Forma e 32-vjeçarit ka qenë mjaft e mirë këtë vit futbollistik dhe shifrat vetë e thonë diçka të tillë.

Sokol Cikalleshi po luan sezonin e tij të parë në Arabi, teksa në CV e tij ka skuadra si Ankaraspor, Basaksehir dhe Konyaspor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb