Barazimi nuk zgjati shumë, pasi Spanja kaloi sërish pak minuta më vonë në epërsi me golin e Olmo, duke marrë kështu fitoren. Por ajo që bie në sy, është entuziazmi i tifozëve kuq e zi, që nuk e lenë aspak vetëm kombëtaren në çdo ndeshje të luajtur.

Në momentin që Uzuni shënoi golin, tifozët shqiptarë në stadiumin e Espanjolit shpërthyen në festë.

Ndërkohë, nga ana tjetër, tifozët e Spanjës i pllakosi heshtja. Video është mundësuar nga “PanoramaSport” dhe tregon qartë atmosferën në stadiumin e famshëm në Barcelonë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb