Futja e tifozëve në fushë në ndeshjet e futbollit shqiptar është kthyer në rutinë. Diçka e tillë ndodhi në inaugurimin e stadiumit të Kukësit, u pa sërish më pas, por një episod jo normal u pa edhe sonte.

 

 

Bëhet fjalë për takimin mes Vllaznisë dhe Kukësit, ku tifozët shkodranë pas golit të 2-1 nga Çoba në fund, u futën në fushën e Loro Boriçit për të festuar me lojtarët. E çuditshmja qëndron në faktin se arbitri Juxhin Xhaji nuk kishte sinjalizuar ende fundin e takimit dhe po pritej vërshëllima finale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb