Autoritetet spanjolle kanë mundur të neutralizojnë grupin kriminal, të njohur si ‘Babe Bands’ që ka kryer grabitje në Spanjë, Itali dhe Shqipëri.

Dy shtetas shqiptar që u arrestuan të enjten e kaluar nga policia e Guardia Civil ishin kapot e organizatës për 43 grabitjet e bëra në provincat e Salamancës, Leonit, Valladolidit dhe Pontevedrës.

Operacioni i njohur si “Banesa” filloi në prill dhe grabitësit hynin në shtëpia për të vjedhur bizhuteri të shtrenjta dhe para. Guardia Civil, që ka bërë hetimin dhe më pas arrestimet për dy shqiptarët të identifikuar si S. K., 35 vjeç dhe A M., 29 vjeç.

Ata ishin të specializuar në grabitje dhe arrinin të bënin kërcënime me armë. Grabitja e fundit që bënë para se të arrestoheshin ishte tek një cift që kishte një djalë të vogël 10 vjeç.

hajdutet_spanje

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: