Dy shqiptarë, të cilëve iu ishte ndaluar hyrja në Greqi, por edhe në të gjithë zonën Shengen, u arrestuan nga një ekip special i Policisë së Mykonos, pasi kishin grabitur dhjetëra vila dhe hotele në ishull, duke marrë qindra mijëra euro nga turistët dhe banorët e zonës.

Para, bizhuteri, ora shumë të shtrenjta ku përfshihen Patek Philippe, veshje nga shtëpitë e famshme të modës dhe sende të tjera të grabitura arrijnë në një total rreth gjysmë milioni euro.

Grabitjet

Siç rezulton nga dosjet e tyre në polici “grupi kriminal, nga fillimi i qershorit 2022, ka kryer vepra penale dhe në veçanti, vjedhje në banesa në Mykonos, ku vlera totale e sendeve të grabitura e kalon shumën monetare prej 120.000€”. .

Autorë të grabitjes janë dy shqiptarët e moshës 43 dhe 32 vjeç. Nga hetimet paraprake nga Nëndrejtoria e Policisë Mykonos, përdorimi i pamjeve video dhe vëzhgimi i zonave ku po ndodhin vjedhjet në shtëpitë në zonën e Mykonosit, konstatohet se banditët kanë thyer dritaret duke përdorur kaçavida ose kanë hyrë nga dyert e hapura.

https://youtu.be/-BhI7dyKtsI

2 shqiptarët më 18 qershor, nga ora 19:00 deri në orën 23:00, kanë hyrë në një akomodim turistik dhe kanë hequr shumën prej 2000 euro dhe një orë dore Patek Philippe Aquanaut me vlerë 40.000 euro, ndërsa në datën 9 korrik, nga ora 18:20 deri në 22:20 kanë hyrë në një hotel dhe kanë marrë 11 pasaporta të banorëve, shuma prej 18.200 €, 5500 dollarë. sende me vlerë dhe flori me vlerë totale 9000 euro. Siç thuhet në shkresat e policisë, “Vlera totale e parave të vjedhura, bizhuterive dhe sendeve të arit kap shumën prej 410.000 euro”.

Persona non grata

Për sa i përket profilit të dy shqiptarëve,“dy të pandehurit figurojnë në listën e të huajve të padëshiruar me ndalim të hyrjes apo qëndrimit në territorin Shengen”. Në fakt, sipas hetimeve nga punonjësit e policisë së NënDrejtorisë së Policisë Mykonos njëri shqiptar udhëtonte me tre letërnjoftime ndërsa i dyti me dy.

“I pandehuri i parë është një person i cili në të kaluarën kishte angazhuar organet policore për falsifikim dhe vjedhje.

I pandehuri i dytë u arrestua për përdorimin e pasaportës false në vendin tonë dhe ka ndryshuar disa herë emrin e tij pas korrespondencës në shërbimin tonë me autoritetet shqiptare nëpërmjet kanalit të komunikimit të Interpolit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb