Një djalosh 12-vjeç ka mundur të ndalje një vjedhjeje të armatosur, duke ia larguar nga dora armën një burri që hyri në argjendari.

Hajduti u fut në një dyqan në zonën Bagcilar të Stambollit duke mbajtur një armë, maskë, kapele bejsbolli dhe syze dielli.

Ai kishte ndërmend të vidhte argjendarinë por u ndal nga ai që e priste më pak, një 12 vjeçar. Djaloshi i vogël, duke përdorur arte marciale arriti t’i heqë nga dora armën hajdutit.

Në atë moment iu bashkua punonjësi i argjendarisë i cili shtyu për të nxjerrë jashtë burrin e armatosur. Djaloshi 12-vjeçar u shndërrua në një hero në Turqi, për gjestin që bëri.

(e.f/ BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: