Në Sunderland në Angli, kamerat e sigurisë të një picerie kanë kapur një moment të çuditshëm. Në pamjet filmike duket William Trotter, 37 vjeç, duke hyrë me forcë për të vjedhur kursimet e arkës. Gjatë boshatisjes, ai u plagos duke humbur gjak në vendin e krimin.

37 vjeçari doli jashtë ambienteve të picerisë, për t’u kthyer pak më vonë.

Pas kthimit ai kërkoi të humbiste gjurmët e lëna. Mori një shishe Pepsi nga frigoriferi dhe e zbrazi në dysheme.  Një lëvizje origjinale e cila nuk e shpëtoi. Policia arriti te ai pikërisht falë gjurmëve të gjakut që burri kërkoi t’i fshinte me pijen e gazuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: