TIRANE– Një grabitje spektakolare dhe në mes të ditës ka ndodhur në zyrën e dietologes së njohur shqiptare Blerina Bombaj gjatë ditës së djeshme në Tiranë.

Është vetë dietologia që ka shpërndarë në profilin e saj të Facebook videon e kamerave të sigurisë, ku shfaqet hajduti i cili grabit portofolin e punonjëses së zyrës me 20 mijë lekë të reja, kartë identiteti dhe patentë.

Në video shihet grabitësi me një çante shpine që pasi hap derën e zyrës, merr portofolin e fut në çantën e shtëpisë dhe më pas largohet sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Madje dietologia thotë se janë shkëmbyer me hajdutin në shkallët e pallatit me mirësjellje.

“Vjedhje ne mes te ditës, ne mes te njerezve! Ky “zoteri” ka hyre serbes serbes sot ne zyren tone dhe ka vjedhur nga çanta e punonjëses se zyrës portofolin me 20mije leke te reja, karte identiteti dhe patente. Gjithçka është filmuar ne kamera dhe është denoncuar ne polici”- ka shkruar Blerina Bombaj.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb