BRAZIL

Një grabitje kaluar filmave ka ndodhur në Araçatuba të Brazilit. Autorët kanë hyrë në një bankë për të vjedhur ndërkohë gjatë arratisjes kanë marrë 10 pengje me vete dhe i kanë lidhur sipër makinave.


Mbi 20 persona morën pjesë në grabitje teksa nuk u ndalën vetëm me aktin vandal, por bllokuan rrugët, dogjën automjete dhe vendosën pajisje shpërthyese në gjithë qytetin.

Vandalizmi nuk mbeti pa pasoja, pasi grabitësit vranë një burrë që po i filmonte. Një grua dhe një autor u ekzekutuan në një përplasje me policinë teksa përpiqeshin të arratiseshin. Deri më tani bilanci është 3 viktima.


Po ashtu një çiklist mbeti i plagosur pasi i shpërtheu një pajisje eksploziv dhe tashmë i duhen prerë të dyja këmbët. Tre banorë të tjerë janë me plagë në trup.

Janë dhe 14 bomba të paçmontuara në qytet dhe banorëve u është kërkuar të mos dalin jashtë ndërsa shkollat janë mbyllur deri të hënën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb