VLORE- Forcat Xheniere kanë kryer një shpërthim të kontrolluar të granatës që u gjet pranë një banese në Vlorë.

Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për ‘BalkanWeb’ momentet nga shpërthimi. Kujtojmë se mjeti shpërthyes u gjet para tri ditësh në lagjen ‘Kushtrimi’ në Vlorë, ndërsa zona përreth ishte nën monitorimin e policisë.

Kjo e fundit kishte vendosur perimetrin e sigurisë, për të parandaluar kështu çdo rrezik të mundshëm. Ndërkohë, nuk dihen ende nëse granata ka qenë e vendosur aty qëllimisht, apo ka qenë e groposur diku nën dhe e për shkak të shiut ka dalë në sipërfaqe. Pritet një reagim zyrtar nga policia e Vlorës.
granata-ne-vlore-ja-momenti-i-shperthimit 1
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: