Humbja 2-1 ndaj Watford e Arsenalka revoltuar tifozët londinezë. Më shumë se sa me kundërshtarin apo arbitrin, ata kanë fërshëllyer vetë lojtarët e Arsenalit.

Një detaj që nuk u la pa u filmuar kishte protagonist, pikërisht shqiptarin Granit Xhaka. Pasi panë regjistrimet e golit të dytë të shënuar nga Tom Cleverley në minutat e fundit, inati i tyre u fokusua vetëm tek ai.

Mesfushori zviceran ishte duke qëndruar në limitet e zonës dhe ka parë aksionin pa lëvizur nga vendi. Kamerat kanë kapur gjithçka, dhe madje më tepër, pasi tregojnë se përse nuk ka ndjekur Cleverley gjatë aksionit. Ai ka qenë i zënë duke kruar hundët dhe nuk e ka parë të arsyeshme të vrapojë në mbrojtje.

https://www.youtube.com/watch?v=r4vSFVyz5_E

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: