Përbërësit
GRANOLA KLASIKE

2 kupa me tërshërë
4 lugë gjelle vaj kokosi
4 lugë gjelle mjaltë
Bajame/arra/lajthi sipas dëshirës
2 lugë të vogla fara lini
2 lugë të vogla fara kërpi
1 lugë të vogël kanellë
1 lugë gjelle rrush të thatë

GRANOLA ME ÇOKOLLATE

2 kupa me tërshërë
4 lugë gjelle vaj kokosi
4 lugë gjelle mjaltë
Bajame/arra/lajthi sipas dëshirës
2 lugë të vogla fara lini
2 lugë të vogla fara kërpi
1 lugë të vogël kanellë
4 lugë gjelle çokollatë pikë loti
2 lugë gjelle goji berries

Përgatitja
Në të dyja recetat miksojmë granolën me frutat e thata në një tas dhe shtojmë vajin e kokosit dhe mjaltin. E shtrojmë në tavë mbi një letër pjekje dhe e pjekim në 180 gradë për 15-20 min.
Për granolën me çokollatë, goji berries nuk do ia shtojmë gjatë pjekjes, por në fund pasi t’i nxjerrim nga furra.
Granola ruhet në vazo me kapak deri në 10 ditë.


(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: