Greqia vazhdon të jetë në luftë me zjarret që kanë përfshirë një pjesë të madhe të rajoneve të saj.

Glafkos, Patra, Koukouli, Achaia, Kretë, Athinë, Halkidiki janë disa nga rajonet më të prekura ku erërat e forta e kanë bërë më të vështirë shuarjen e flakëve.

Zona e Souli  është evakuuar, ndërsa flakët kanë arritur në shtëpitë e para. Perimetri në lartësinë e Glafkos u mbyll, ndërsa kataliza e romëve në Riganokampos po evakuohet. Në këtë kohë flakët janë përhapur në Riganokampos.

Situata më e rëndë paraqitet në Patras ku pavarësisht thirrjeve të policisë greke, banorët refuzuan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.  Disa banorë u larguan nga fshati me makinat e tyre, ndërsa sipas informacioneve më të reja, zjarri ka arritur në Varrezat e Souli dhe Moma.
Ndërkohë në terren kanë dalë nënkryetarë të bashkive dhe zyrtarë për të koordinuar punën e punonjësve

Ndërkohë, zjarrfikësja është forcuar më tej dhe 70 zjarrfikës me 25 automjete , dy grupe këmbësorësh po veprojnë në vend , ndërsa gjashtë aeroplanë dhe dy helikopterë po hedhin ujë nga ajri .

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb