Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka publikuar një video të kryeministrit Rama ku premton realizimin e projektit të aeroportit të Vlorës që në vitin 2018. Rama thotë se ai di ishte gati në 2020, por sot sqaroi sërish pse projekti u shty.

Duma thotë se në tre vite ai vetëm ka publikuar projekte 3 D, ndërsa shton se janë vetëm mashtrime.

STATUSI I PLOTE
Ça s’na dëgjuan veshët, e kurrë s’na i panë sytë.
Projekte imagjinare, projekte të freskëta, projekte të reja, projekte të vjetra, projekte të projektuara, projekte të pa mbaruara.
8 vjet plot me projekte 3D.
8 vjet gënjeshtra 3D.

BËNI KUJDES NGA PROJEKTUESI I MASHTRIMEVE!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: