Atletico Madrid nuk e ka diskutuar për asnjë moment kualifikimin në çerekfinale të ‘Europa League’ kundër Lokomotiv Moscow, pasi spanjollët kaluan më tej me rezultatin e përgjithshëm 8-1.

Nëse rusët e patën pothuajse të pamundur, meritë absolute kishte Antoine Griezman, i cili pasi realizoi ‘dopietë’ në ndeshjen e parë, ndërsa mbrëmë i la vendin një perlë e cila ka ‘pushtuar’ internetin.

Francezi realizoi golin e fundit për Atletico-n, konkretisht të 5, por mënyra e realizimit ishte brilante, duke shtanguar portierin i cili qëndroi i palëvizur. 26-vjeçari në hyrje të zonës pas një pase nga Correa goditi në formën e një ‘parabole’, duke vulosur paraqitjen spektakolare të ekipit të tij.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb