Deri tani nuk është se kanë shkëlqyer, por te Barcelona duhet të jenë të qetë se blerjet e mëdha të merkatos së verës do të ndihmojnë skuadrën duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Një konfirmim për këtë vjen nga kjo video, që sjell një moment spektakolar gjatë seancës së fundit stërvitore të ekipit “blaugrana”.

Protagonistë Antoine Griezmann dhe Frenk De Jong. Sulmuesi francez dhe mesfushori holandez duket se kanë gjetut “feeling” mes tyre. I pari dha pasimin ndërsa tjetri shënoi me një gjest të admirueshëm teknik.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb