Vllaznia për femra ka arritur një rezultat pozitiv ndaj Vorskla Poltava në Shkodër, duke barazuar 1-1 në aktin e parë të finales së Play Off të Ligës së Kampionëve.

Pjesa e parë do sillte një traversë të Kalininës. Në të dytën, vajzat shkodrane marrin menjëherë avantazhin pas një goditje të bukur me të djathtën të Megi Doccit.

Në minutën e 65-të, fati do ishte me Vllazninë pasi Vorskla do humbiste penalltinë e ekzekutuar nga Kalinina, por Kravschuk përfiton pas topin të kthyer nga portierja dhe shënon.

Ritmi ishte i lartë në 20 minutat e fundit, me të dy skuadrat që tentonin të befasonin kundërshtarin.

Takimi tjetër dhe vendimtar i Play Off që të ccon direkt në Grupet e Ligës së Kampionëve do të mbahet me 28 shtator, po në Loro Boricci (Të dyja ndeshjet luhen në Shkodër pasi Vorskla e ka parë të arsyeshme të jetë kështu për shkak të situatës në Ukrainë).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: