Ngjarja e pabesueshme ka ndodhur në Brazil, në gjysmëfinalen e Kampionatit të shtetit të Goias, kur skuadra e Atlatiko Goiaenses dhe Vila Nova ndesheshin mes tyre dhe në përfundim të sfidës kanë nisur ofendimet fillimisht dhe grushtet e shkelmat më pas, me policinë që është detyruar të hedhë sprajin me piper për të shpërndarë lojtarët e përfshirë në konflikt.

Ngjarja ka nisur menjëherë pasi sulmuesi Pedro Raul i Atletikos, ka festuar në mënyrë provokative, çka ka acaruar lojtarët e Vila Novës, të cilët kanë nisur sulmin fizik ndaj Raul. Edhe lojtarët e tjerë të Atletikos janë përfshirë në sherr duke shkëmbyer grushte e shkelma mes kundërshtarët. Policia ka ndërhyrë me spraj piperi ndaj lojtarëve, por lënda kimike ka prekur dhe tifozë e gazetarë të pranishëm. Në fund, uniformat blu kanë vënë në pranga 3 lojtarë të Vila Novës si shkaktarë të sherrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb