Ka zgjatur vetëm pak orë kryesimi i Liverpool pas ndeshjes së parë në sezonin e ri të Premier League. Pas fitores së “Reds” në mbrëmjen e së premtes, Manchester City përgjigjet me një triumf të vërtetë në debutimin e tij, duke mundur në transfertë 5-0 West Ham. Gjithçka e lehtë për kampionët në fuqi të Anglisë, që pasi mbyllën pjesën e parë me epërsinë minimale, shkatërruan vendasit me rikthimin në fushë pas pushimit.

Gabriel Jesus shënoi golin e parë për skuadrën e Guardiolës në minutën e 25-të. Në fraksionin e dytë, Sterling dyfishoi shumë shpejt rezultatin. Sulmuesi do të gjente edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës, për të marrë menjëherë kreun e garës për goleadorët.

G3lyvb0qwi9nuwg 8hyzc0rhip2rqbiopgen Rctk
G3lyvb0qwi9nuwg 8hyzc0rhip2rqbiopgen Rctk

Emrin në listën e shënuesëve shënoi edhe Aguero, që realizoi me 11-metërsh në minutën e 86-të. Një fitore e madhe për Manchester City, që tregon menjëherë se nuk ka ndërmend të dorëzojë titullin dhe se do të jetë ajo skuadra për t’u mundur në këtë sezon të Premier League.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb