Guardiola dhe Manchester City nuk mundën të shkojnë më shumë se në fazën e 1/8 të “Uefa Champions League” dhe dëshpërimi për këtë është i madh. Pësimi i golit të tretë e vërteton më së miri. Pasi anglezët marrin goditjen e cila do të rezultonte fatale, ish-trajneri i Barcelonës nuk përmbahet duke kritikuar të tijët aq sa kalon në ekstremitet.

Pep Guardiola Reaction by goloviliga
Një kamer që ishte e instaluar për të vëzhguar posaçërisht lëvizjet e Pep Guardiolës, ka filmuar një video që është përhaur me shpejtësi në internet. Jo më kot pasi në të mund të shihet Guardiola si kurrë më parë. I tërbuar. Teknik që gjithmonë karakteristikë të tij ka patur qetësinë.

Takimi i parë i luajtur në Angli mes Manchester City dhe Monaco përfundoi me rezultatin 5-3, ndërsa në ndeshjen e kthimit franzët përbysën gjithçka me një fitore 3-1, e mjaftueshme për t’u kualifikuar në bazë të rregullit për golin në fushën kundërshtare.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb