TIRANE

26 vite pritje janë shumë për një nga klubet më të famshme të futbollit shqiptar. Partizani është në takim me historinë, më në fund pas më shumë se çerekshekulli, të kuqtë po përgatiten për të festuar titullin kampion. Fati e desh që titulli të vendoset pikërisht në derbin e kryeqytetit, pikërisht në shtëpinë e rivalit të tyre të përjetshëm, Tiranës.

Partizani

Për Partizanin sfida e sotme është një mundësi unike, për herë të parë në histori kanë mundësinë të festojnë titullin kampion në derbin e kryeqytetit. Ekipit të Skënder Gegës i mjafton një fitore në derbi për të mos bërë llogaritë me rivalin e tyre, Kukësin, që luan në transfertë kundër Luftëtarit.

Tifozët e kuq e prisnin me padurim këtë skenar dhe tashmë kanë nisur marshimin e tyre drejtë stadiumit “Selman Stërmasi” për të shpresuar që fundi i këtij derbi të jetë një festë. Në videon e siguruar nga BalkanWeb shihet qartë entuziazmi i tifozëve të kuq të cilët priten të jenë të shumë në derbin e fundit sezonal.

Deri më tani janë shitur më shumë se 80% e biletave për sfidën Partizan-Tirana, një ndeshje ku klubi i kuq ka ftuar tifozë nga e gjithë Shqipëria por dhe nga Kosova.

Partizani Tifozet
Partizani Tifozet

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb