Recetë nga znj Katerina
Përbërësit

4-5 filxhanë (çaji) miell
2 fç gjalpë të freskët të shkrirë
½ fç sheqer pluhur
1 bustinë vanilje
Bajame sipas dëshirës

Përgatitja

Vendosim fillimisht gjalpin për të shkrirë. Sapo të tretet plotësisht dhe të nxjerrë aromë, e pastrojmë me kujdes nga shkuma dhe e kullojmë duke i lenë në fund mbetjet e gjalpit. E lemë të ftohet pak dhe më pas e hedhim në një enë ku shtojmë sheqerin pluhur. E trazojmë derisa sheqeri të lidhet me gjalpin, shtojmë dhe vaniljen dhe e përziejmë për rreth 15 minuta derisa masa të ndryshojë ngjyrë dhe të rrisë vëllimin.

Më pas shtojmë miellin e situr në mënyrë graduale. E punojmë brumin me dorë, nëse do të hedhim bajame i hedhim në gjysmën e sasisë së miellit dhe më pas shtojmë miellin tjetër. Brumin e punojmë lehtë derisa të mos ngjisë dhe e lemë të pushojë për 10-15 minuta.

Më pas e hapim brumin në tryezën e punës në trashësi rreth 1 cm dhe e presim në forma festive ose mund t’i bëjmë toptha të vegjël.

I vendosim gurabiet në një tavë me distancë nga njëra-tjetra dhe i pjekim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 15-20 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: