Një përleshje mes shqiptarëve dhe romëve është raportuar të ketë ndodhur në Selanik. Mediat greke shkruajnë se shkak për sherrin është bërë debati i fëmijëve të familjeve që më pas ka degraduar në përfshirjen e të rriturve, në këtë përplasje të dhunshme.

Ngjarja ka ndodhur në parkun Peristeria, dhe sipas dëshmitarëve në sherr janë përfshirë më shumë se 20 persona.

https://www.youtube.com/watch?v=fMQCtXuy22A&feature=emb_title&ab_channel=ProtoThema

Përleshja ka ndodhur për rreth një orë, familjarët kanë përdorur gurë shishe alkooli dhe sende të tjera gjatë përleshjes fizike. Policia u lajmërua nga banorë të lagjes e cila ka ndërhyrë menjëherë.

https://www.youtube.com/watch?v=tfPwNBWpmWk&t=52s&ab_channel=ProtoThema

Ndërkohë bëhet me dije se për pasojë dy persona janë plagosur dhe katër tjerë janë arrestuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb