Guvernartori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ka bërë testin e coronavirusit gjatë një transmetimit live në televizion.

“Të gjithë qytetarët e Nju Jorkut që kanë simptoma të gripit mund të kryejnë testin”, ka deklaruar Cuomo.

Kujtojmë që në shtetin e Nju Jorkut, brenda ditës po testohen rreth 40 mijë qytetarë.

Autoritetet e Nju Jokrut u kanë bërë apel qytetarëve që të japin gjak pasi që situata me coronavirusit ka ndikuar në rezerva, gjë që nëse nuk përmirësohet gjendja aktuale mund të ketë ndikim të madh negativ gjatë intervenimeve kirurgjike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb