Manchester City tregon se do të jetë një pretendent i fortë në Evropë me ardhjen e Haaland. Sitizens triumfuan minimalisht 1-0 ndaj Bayern Munich në miqësoren e luajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Qytetarëve” u ka mjaftuar Erling Haaland, i cili me fanellën e Sitit debuton me gol, pikërisht ndaj Bajernit të Mynihut, ekip që i ka shënuar shpesh kur luante me Borussia Dortmund.

Kjo ishte miqësorja e dytë e skuadrës nga Mançesteri teksa ka fituar edhe ndeshjen ndaj Club Amerika. Ndërsa për ekipin nga Bavaria kjo ishte ndeshja e dytë pasi triumfoi me rezultatin tenistik 2-6 ndaj DC United.

Më spektakolare ishte derbi i parë i Londrës mes Arsenalit dhe Chelsea-s, që u zhvillua në Orlando në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Topçinjtë” e Londrës bënë “poker” ndaj bluve me rezultatin 4-0.

Serinë e golave e hapi Gabriel Jesus në minutën e 15′. Më pas ishte Odeegard, ai që shënoi golin e 2-0 në minutën e 36′, Saka në të 66′ dhe Lokonga mbylli serinë e golave në minutën e 93′.

Arsenali ka ende edhe një miqësore për të zhvilluar, atë ndaj Sevilla-s më 30 korrik teksa ka luajtur edhe 5 miqësore, Ndërsa blutë e Londrës kanë luajtur tre miqësore ku kanë humbur 2 dhe kanë fituar 1.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb