Manchester City është rikthyer te fitorja në Premier League, duke mposhtur 0-3 në tranfertë Wolves. Një sukses që ngjit të besuarit e Pep Guardiolës në krye te renditjes.

Gjithçka e lehtë për kampionët në fuqi në Moulineux Stadium, me sfidën që është zhbllokuar pas vetëm 55 sekondash lojë nga një gopl i Jack Grealish.

Miqtë kanë dyfishuar avantazhin në minutën e 16-të me të zakonshmin Erling Haaland, i cili është bërë lojtari i parë në historinë e Premier League që kashënuar gol në katër transfertat e para të luajtura në këtë kompeticion.

Gjithashtu, sulmuesi norvegjez ka shënuar 100 gola në 99 ndeshjet e fundit që ka luajtur në të gjitha kompeticionet që nga momenti që është larguar nga Salzburg-u në janarin e 2020-ës. Goditja e fundit për Wolves ka ardhur në minutën e 33-të, kur Collins ka lënë me 10 lojtarë vendasit pasi është ndëshkuar me karton të kuq për një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Grealish.

Foden ka fiksuar shifrat në 3-0 në minutën e 69-të. Protagonist edhe Kevin de Bruyne, autor i dy asisteve. 92 aisiste në total për belgun në karrierën e tij në kampionatin anglez, po aq sa Steven Gerrard. Legjendës së LIverpool-it i janë dashur 504 ndeshje për ta arritur këtë shifër, ndërsa yllit të Pep Guardiola-s i kanë mjaftuar 217 ndeshje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb