Nga “ferri” në “parajsë”, i tillë mund të konsiderohet pa frikë ky rrugëtim i Vllaznisë këtë sezon. Deri përpara finales së Kupës së Shqipërisë sezoni i tyre ishte në prag dështimi, vetëm triumfi në Kupë i shpëtonte, ishte mundësia e fundit për të siguruar një biletë në evropë dhe për të reduktuar sa do pak shpenzimet e këtij viti.

Një dorë shumë të madhe në këtë sukses ka edhe trajneri Mirel Josa, i cili pranoi një bast të madh, mori drejtimin e një klubi legjendar tre javë përpara fundit, më saktë fokui ishte në finalen e Kupës së Shqipërisë kundër ish ekipit të tij, Laçit.

Ky sukses ka një shije të veçantë për trajnerin Josa, një “hakmarrje e ftohtë”. Shijon në maksimum këtë sukses edhe pjesa tjetër e ekipit, feston me tifozët edhe presidenti Xhaferi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: