Arsenal nuk humbet kohë dhe “hakmerret” shpejt duke eliminuar Liverpool nga “Carabao Cup” pas humbjes që të kuqtë i shkaktuan në Premier League. Dy ekipet kursyen një pjesë të mirë të titullarëve në këtë sfidë dhe kjo u reflektua shumë edhe në fushën e lojës ku 90 minutat e rregullta prodhuan pak raste për shënim dhe asnjë gol.

U deshën goditjet nga pika e bardhë e penalltisë për të përcaktuar se kush do të kualifikohen në fazën çerekfinale. Vendimtar rezultoi portieri i Arsenal, Bernd Leno i cili priti dy 11-metërsh, për të kuqtë gaboi Origi dhe Wilson. Për “topçinjtë” nuk u tregu i saktë vetëm Elneny. Në çerekfinalet e “Carabao Cup”, Arsenal do të përballet me Man.City.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb