Tjetër ndalesë, tjetër dështim. Pas barazimit pa gola me Bolognan, Milan nuk shkon më shumë se një pikë ndaj Torinos, me 90 minutëshin e sotëm që përfundoi 0-0.

I qetë mes shtyllave dhe vendimtar. Kështu përshkruhet pjesa e parë e Etrit Berishës, në ndeshjen mes Torinos së tij dhe Milanit kryesues, me 45 minutat e para që përfunduan pa gola.

Në minutën e 13-të, ekipi Granada do tregohej tejet i  rrezikshëm me të zakonshmin Belotti. Gjuajtja e sulmuesit italian shkon ngjitur me shtyllën e djathtë, duke shkaktuar jo pak drithërima te tifozët e “Djallit”.

“Kërcënimi” i parë serioz i djemve të Piolit do vinte pas 24 minutash. Calabria kërkon të gjejë të papërgatitur Berishën, por “gardiani” shqiptar neutralizon goditjen e mbrojtësit 26 vjeçar.

Përderisa bëhet fjalë për takim shumë të rëndësishëm, loja ishte tejet e ashpër. 4 kartonë të verdhë, nga 2 për çdo skuadër, tregon se në Torino po luftohet në çdo cep. Nga ekipi i Juriç janë “zverdhur” Lukiç dhe Pobega, ndërsa te Milani janë të paralajmëruar Tomori dhe Kalulu.

 

Pjesa e dytë ishte tejet e mbyllur. Skuadrat e patën të vështirë të dalin përpara dhe regjistruan vetëm nga një gjuajtje në portë.

 

Milan është në vendin e parë me 68 pikë, 2 më shumë se Interi që do luajë një ndeshje më shumë. Torino është në mesin e tabelës.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: