Milan nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 në transfertën e Lecces, në sfidën e vlefshme për Serie A.

Kampionët e Italisë e nisën takimin me malore, pasi Teo Hernandez realizon një autogol. Vendasit do arrinin të dyfishonin shifrat, me Bascchirotton që do dërgonte topin pas shpinë së Tatarusanu.

Kuqezinjtë do futeshin në pjesën e dytë me një fytyrë tjetër dhe do barazonin shifrat. Fillimisht llogaritë do rihapte menjëherë Leao, ndërsa ekuilibrat do vendoseshin përfundimisht nga Calabria në minutën e 70-të. Me këtë rezultat, ekipi i Piolit sheh veten në vendin e dytë me 38 pikë, Lecce qëndron në mesin e tabelës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: