Manchester United ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt finales së FA Cup, teksa në gjysmëfinalen e parë ndaj Nottingham në transfertë ka fituar 0-3.

Ekipi i Ten Hag gjeti rrugën e rrjetës në minutën e gjashtë me Rashford. Skuadra modeste barazoi shifrat me Surridge në minutën e 23-të, por goli u anulua për offside.

Goli i parë me fanellën e “Djajve të kuq” për Weghorst në fundin e fraksionit, mjaft me peshë. Në 45 minutat e dyta vlen të përmendet goli i Fernandes. Takimi i kthimit do të luhet pas pak ditësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb