Pamjet që shihni tregojnë një nga momentet kur banorët e fshatit Rinas u përplasën me policinë, pasi kjo e fundit kërkoi që të lironin rrugën.

Në pamjet e siguruara nga gazetari Osman Stafa, shihet se banorët shtyhen me efektivët e policisë, ndërsa është dashur ndërhyrja e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, për të krijuar dhe një kordon.

Gazetari Stafa tha se uniformat blu kanë shoqëruar në polici një djalë të ri në komisariat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb