Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në inaugurimin e Bypass-it të Tepelenës 1.8 kilometra që lidh segmentet rrugore Levan- Tepelenë dhe Tepelenë- Gjirokastër- Kakavijë.

Rama thotë se me këtë investim i hapet rrugë Tepelenës turistike si dhe një hapësirë të re lëvizjeje për këmbësorët.

Ministrja Balluku ka bërë me dije se në kuadër të investimeve në Tepelenë por rikontstruktohet edhe ura e Ali Pashës që është monument kulture por rrezikonte të binte për shkak të njërës këmbë.

Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi ka shtuar se me këto investime po bëhet realitet ëndrra e të parëve pasi këto s’janë parë prej shekujsh dhe Tepelena tashmë me investimet në infrastrukturës rrugore del për 50 kilometra në bregdet. Më tej ata theksojnë se ky Bypass i hap rrugë edhe ekspozimit turistik të Kalasë së Ali Pashës në Tepelenë që Rama e konsideron se dikur ishte një xhep fallco.

Pas Bypass-it të Fierit, tashmë dhe i Tepelenës, punimet vijojnë tek Bypass-i i Vlorës ndërkohë qeveria ka shpallur tenderin dhe për

STATUSI NGA EDI RAMA

Hapet bypass-i i Tepelenës dhe kjo vepër tjetër e rëndësishme e infrastrukturës kombëtare vihet në shërbim të qytetarëve e të sipërmarrjes.

I trashëguar ndër dekada si një shteg buzë kalasë së Ali Pashës, sot segmenti që lidh dy segmentet e rëndësishme rrugore, Levan-Tepelenë dhe Tepelenë -Gjirokastër-Kakavijë, ofron dhe një panoramë fantastike për udhëtarët, si edhe një hapësirë të re lëvizjeje për këmbësorët, duke e fuqizuar më tej ofertën e Tepelenës turistike🇦🇱☀️

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb