Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka prezantuar sot projektin e segmentit Milot- Fier i cili është 115 kilometra dhe tashmë është hapur edhe gara për koncesionin për këtë rrugë.

Balluku thotë se kjo rrugë do të përshkruhet për 75 minuta dhe do të lehtësojë qarkullimin e brendshëm, si dhe bashkëpunimin rajonal dhe europian të transportit.

 

STATUSI NGA BELINDA BALLUKU

Kryeministria – Çelet gara për një tjetër projekt madhor të infrastrukturës rrugore.

?Segmenti Milot-Fier, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian, do t’i shtohet hartës së infrastrukturës rrugore të Shqipërisë. 115 kilometrat e këtij segmenti do të përshkruhen për 75 minuta, në një rrugë me standardet më të larta e cila do të lehtësojë jo vetëm qarkullimin e brendshëm, por edhe bashkëpunimin rajonal dhe europian të transporti

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb