Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në Vorë ku tashmë është hapur kantieri i Rindërtimit të godinave që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntor 2019.

Rama bën me dije se Rindërtimi ka filluar me punimet nëntokësore teksa në një sipërfaqe prej 10 hektarësh do të prishen pallatet dhe godinat e dëmtuara.

Ai premton se 404 familje që kanë humbur banesat do të sistemohen në të reja, teksa qendra e qytetit do të rilindë.

 

NJOFTIMI NGA EDI RAMA

RINDËRTOJMË ? BASHKË

Edhe në Vorë është hapur kantieri i Rindërtimit, fillimisht me infrastrukturën e re nëntokësore e rrugore dhe së shpejti me prishjen e të gjithë pallateve e godinave në zemrën e bashkisë, një hapësirë afro 10 hektarë, ku qendra e Vorës do të rilindë me standarde të reja e me një pamje krejt të re?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb