Është hapur dhe një tjetër tunel, në ish-sheshin “Shqiponja”, ku pritet të lehtësohet ndjeshëm lëvizja për drejtuesit e mjeteve.

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, inspektoi punimet dhe sqaroi, se me hapjen e këtij tuneli, do të minimizohet trafiku.

Ndërsa inxhinieri i veprës, theksoi se brenda pak ditëve, do të hapen disa tunele mbi të cilat po punohet, në mënyrë që trafiku në hyrje të kryeqytetit të mos jetë më një problematikë.

Belinda Balluku: Nuk do të kemi më ngecje dhe bllokim trafiku që kishim për shkak të kantierit të ndërtimit?

Inxhinieri: Do të mbyllim për pak javë tunelet dhe nuk do të jetë më problematikë trafiku në sheshin Shqiponja të Tiranës.

Belinda Balluku: Të gjitha tunelet e sheshit Shqiponja do të monitorohen nga një qendër speciale kontrolli, kështu që parashikohet që me përfundimin e të
gjithë veprës do të ketë një sistem kontrolli. Kemi qenë të kujdesshëm për të përmbushur kushtet teknike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb