Sezoni turistik sapo ka filluar, por Prestigj Resort në Golem, është një nga resortet e rezervuara deri në vjeshtë nga turistët e huaj.

“Prestige Resort” ka hapur dyert gjatë këtij muaji për pushuesit europianë, të cilët vazhdojnë të jenë besnik ndaj resortit që është destinacioni i tyre i preferuar në vendin tonë. Turistët e parë u akomoduan në ambientet luksoze të hotelit, të ndërtuar nën hijen e pishave madhështore dhe mes gjelbërimit.

“Prestige Resort” është rezervuar deri në mes të muajit tetor nga kompania turistike “Nowa Itaka” që operon në Poloni, Lituani dhe Ceki si dhe nga agjencia prestigjioze turistike “Apollo Nord” e cila do sjellë gjatë muajve të verës turistë nga Helsinki, Stokholmi, Oslo dhe Konpenhagen. Transporti i pushuesve europianë po bëhet me fluturime charter të organizuar me kujdes.

“Prestige Resort” është krenar veçanërisht për pushuesit e saj nordike të cilët rikthehen pas dy viteve për shkak të pandemisë.
Grupmoshat që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në “Prestige Resort” janë të ndryshme, pasi resorti i plotëson me përpikmëri të gjitha kriteret e agjencive turistike, kushte bashkëkohore në infrastrukturë që të gjitha bashkë kanë vetëm e vetëm një qëllim, cilësinë e shërbimit.

Resorti “Prestige” ka në organikën e tij një staf të kualifikuar me menaxherë të huaj. Pushuesit e parë të ardhur nga Polonia dhe vendet skandinave u pritën ngrohtësisht nga stafi i resortit, të cilët kishin organizuar edhe një koktej për mysafirët, që mbetën me përshtypje të mira nga mikpritja, qetësia dhe bukuria që ofron “Prestige Resort”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: